2 Prilli, Basha: Nga Shkodra nis pranvera e shpresës dhe shporrjes së trashëgimtarëve enverist nga pushteti, shqiptarët s’mbajnë më (FOTO)

Apr 2, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kreu i opozitës dhe PD, Lulzim Basha, duke përkujtuar dëshmorët e 2 Prillit, tha se nga Shkodra nis pranvera e shpresës, lirisë e kthimit të demokracisë në themel të qeverisjes dhe shporrjes së Ilir Metës dhe Edi Ramës nga qeverisja që si në diktaturë ka për qëllim sundimin e qytetarëve, siç u shpreh Basha.

“Shkodra dhe shkodranet do te jene ne balle, kunder ngritjes se krimit ne sistem nga oligarklia Rama-Meta, t’i bejne me dije se s’mund ta poshterojne Veriun, as mund ta poshterojne Jugun, ndaj ndizni furrnalatet e zemrave te Shkodres…ora e sovranit eshte afer. Krimi ne pushtet i ka ditet e numeruara. Fitorja e Shkodres e shqiptareve eshte me afer se kurre. Deshmoret e demokracise jane frymezimi yne”, tha Basha, në fjalimin që mbajti sot në Shkodër për të përkujtuar Martirët e Demokracisë dhe protestën “kundër varferisë, kunder padrejtesisë, kundër dhunës, kundër krimit të veshur me pushtet”, siç u shpreh kreu i PD.

Basha në Shkodër

“Sot jemi te gjithe shkodran…,nga Shkodra nisim pranveren e shpreses, lirise e kthimit te demokracise ne themel te qeverisjes sone dhe shporrjes se Ilir Metes dhe Edi Rames…Protesta popullore masive po zhvillohen ne qytet me qytet kunder qeverise Rama-Meta, krimit te ngritur ne sistem, qe i ka hedhur lakun ne fyt shumices se shqiptareve. Sot ja ku vjen protesta juaj. E Shkodres, e rinise shkodrane, e perbashkuar ne kete pervjetor te dhimbshem, por legjendar”, tha Basha.

Basha tha se 4 djem te Shkodres “Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vrane pabesisht me arme zjarri me 2 prill 1991 nga komiteti i partise se punes, kryeseli e pushtetit gjakpires te Shkodres…Si kemi fizikisht mes nesh, por shpirterisht i kemi per nje Shqiperi zonje ne mesin e kombeve te lira. Tregojne dhe ritregojne historine e rruges nga u nisem”.

Basha homazhe për dëshmorët e 2 Prillit

Duke iu referuar mazhorancës aktuale Basha tha se trashigimtaret e bllokut enverist po kthehen sërish, “nuk lene mjet pa perdorur per te sunduar ne kurriz te qytetareve, dhunim te lirive, shkelje te Kushteutes dhe standarteve demokratike. 

Kreu i PD tha se qytetaret e Shkodres nuk harrojne.  “Kjo rini dhe ne përkulemi me nderim para dëshmorëve të 2 prillit”, tha ai.

Duke e cilesuar Shkodren si qytet te rezistences, Basha tha se “Ujku qimen e nderron, por zakonin se harron”, eshte thenie me aktuale se kurre ne “qeverine e sotme Rama-Meta e 1001 te zezave”. 

Basha akuzoi qeverisjen aktuale duke e cilësuar “trajektore e izolimit te vendit, varferimit te shqiptareve. Qellimi eshte si i eterve te diktatures, vetem mjetet i kane ndryshuar, qellimi i tyre eshte sundimi dhe jo qeverisja. Kete se kane mesuar kurre”.

“Keta ujqer qime nderruar, por zakon paharruar, po te mos ishin pushtuar nga zakoni i sundimit nuk flaknin ne kosh shumicen derrmuese te premtimeve elektorale”, tha Basha.

“Shkodra nuk mban me, shqiptaret nuk mbajne me, shqiptaret nuk durojne me”, tha Basha.

“Me keta te dy me keq do te behet, keta jane drama e Shqiperise deri kur t’i largojme nga pushteti. Po do t’i largojme sebashku, me Shkodren, me Shqiperine ne zgjedhjen e 21 qershorit duke votuar me nje referednum historik…”, tha Basha, duke premtuar nje te ardhme te re pa krim, pa varferi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura