VIDEO- “2 marsi shkon i sigurt drejt 25 prillit”/ Presidenti Meta: Fuks shteti ka përfunduar! I quan shqiptarët thashethemexhinj kur vetë vendos çimka nën krevat për të…

Apr 19, 2021 | 18:17
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se më 25 prill do të triumfojë referendumi dhe se shqiponjat do të shpartallojnë sorrat.

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama se shqiptarët janë thashethemexhinj, kreu i shtetit shprehet se kryeministri është ai që merret me thashetheme, duke vendosur çimka nën krevat se kë kanë dashnore për t’i shantazhuar më pas.

Presidenti Meta: Aeroporti është bërë kur Ilir Meta ishte kryeministër dhe aeroporti u bllokua prej ish-kryetarit të Partisë Socialiste, i cili u bë kryeministër pas ikjes së Ilir Metës. Ai aeroport u bë me financat e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të dashur patronazhistë, lajme të tjera do të kemi për ju në orët që do të vijnë. Fuks shteti ka përfunduar një herë e mirë. Mos pranoni t’ju poshtërojnë kuislingët e armiqve tani. Të dashur dibranë, tregoni se jeni raca e Elez Isufit dhe mos u blini me një thes miell.

Me qetësi dhe vendosmëri të shkojmë drejt 25 prillit. Jam i sigurt se referendumi do të triumfojë në mënyrë plebishitare. Boll kanë vuajtur dhe janë sakatuar qytetarët shqiptarë. Të shtosh 10 mijë patronazhistë dhe ndërkohë humbasin 100 mijë vende pune nga sipërmarrjes që nuk mbështeten, ky është kulmi i poshtërisë dhe armiqësisë ndaj atdheut.

Të kërkosh të vijnë nga India dhe Bangladeshi se shqiptarët janë thashethemexhinj. Ai jo nuk është thashethemexhinj që u thotë patronazhistëve që ndjekin kë ka të dashur ky, kë ka të dashur ajo që pastaj t’i bëjmë shantazh, t’i vëmë prokurorët dhe gjykatësit, t’i vëmë edhe çimkat në krevat.

Rilindja e vërtetë dhe e vetmja që ka pasur kombi ynë është e Petro Ninit Luarasit. Për çdo shqetësim që mund të kesh nga ky akt. Detyrimet ndaj familjes tënde i kam ynë si President dhe si Ilir Meta. Në ditët që vijnë do të kemi denoncime të tjera. Mbrojtja e atdheut është detyrë mbi detyrat dhe tani mbrojtja e atdheut është mbrojtja e votës. 2 marsi shkon i sigurt drejt 25 prillit. Shqiponjat do t’i shpartallojnë sorrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura