19 vjeç, por me zemër të madhe. Lojtari më i mirë i ri i Botërorit bën gjestin prekës

Jul 17, 2018 | 11:24
SHPËRNDAJE

Kilian Mbape do i dhurojë të gjitha të ardhurat që ka marrë nga aktivizimi në këtë Kupë Bote, për bamirësi.

Ylli i Francës, një nga lojtarët kyç për fitimin e Botërorit nga ana e “gjelave”, ka vendosur që të dhurojë rreth 430 mijë euro, për një fondacion bamirësie, që ndihmon fëmijët me aftësi të kufizuara.

kilian mbape

Sipas “Sports Ilustrated”, 19-vjeçari është paguar rreth 20 mijë euro për ndeshje, dhe ka fituar rreth 300 mijë euro, nga fakti që ka ishte pjesë e ekipit që u shpall Kampion Bote. Lajmin për dhurimin e këtyre të ardhurave, e ka dhënë e përditshmja franceze, “L’equipe”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura