180 vajza në prostitucion virtual/ Ja skema se si funksionojnë studiot

Apr 27, 2016 | 8:52
SHPËRNDAJE

180 vajza shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara ku kryejnë seks virtual nëpërmjet chat-it. Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka sjellë të tjera fakte në lidhje me funksionimin e prostitucionit virtual në vendin tonë.pornografiPasi u treguan disa nga studiot që ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm, mënyrën sesi rekrutoheshin vajzat, zbulohet dhe skemën sesi funksionojnë këto studio.

Edhe pse menaxherët dhe pronarët e këtyre studiove pranojnë faktin që ky aktivitet është i paligjshëm, ata pretendojnë se vajzat rezultojnë të punësuara në Angli. Në Angli madje paguajnë edhe taksat.

Të gjithë vajzat që do të punojnë pranë këtyre studiove dorëzojnë pasaportat, në mënyrë që të njihet identiteti i tyre i vërtetë.

Pas tre studiove të bëra publike nga “Fiks Fare”, mbrëmjen e sotme u trasmetua edhe një e katërt, nga 12 që operojnë në vendin tonë.

Gazatarja e Fiks Fare takohet me menaxheren dhe pronarin e studios së katërt në një kafene, ku e marrin në pyetje.pornografi-1

Ata duan të dinë nga gazetarja se cili është pseudonimi i saj në chat dhe se çfarë eksperience pune kishte ajo në këtë fushë. Gjithashtu menaxherja pohon se menaxheret e studiove në Tiranë njihen nga profilet në rrjet.

Në bisedë e sipër ajo e pyet gazetaren e Fiksit edhe për shumën që ka qëllim të kapë gjatë punës së saj në chat, duke i treguar se ajo vetë arrin të bëjë deri në dy milionë lekë në muaj me këtë punë.

Palët bien dakord me gazetaren ta punësojnë gjatë turnit të natës, pasi ai turn është edhe i lirë. Më pas i bëjnë me dije oraret e punës dhe se pagesa është me 40% të krediteve. Çdo kredit në chat konvertohet në para.

Si punohet në një studio chati

Në një garsoniere në Qytetin Studenti punojnë me turne disa vajza. Kamera e Fiks Fare u fut në këtë studio në orarin e paradites. Në studio vihet re që disa vajza punojnë njëkohësisht. Njëra prej tyre chaton me disa klientë njëkohësisht dhe më pas kalon me klientët në linjë private punën me pagesë.pornografi-2

Gazetares së Fiksit i vendosin një nickname në linjë “Preaty lollipop dyshi”, në mënyrë që të ketë pseudonimin e saj kur të fillojë punë me klientët.

Ajo pohon se ky është qëllimi që klientin ta kalojnë në privat, në mënyrë që të fillojë pagesa me tarifa të larta.

Ajo tregon se në një linjë janë shumë vajza shqiptare që punojnë .

Nga lista e vajzave në linjë, rezultojnë se janë rreth 180 vajza.pornografi-3

“Gjatë punës klienti kërkon edhe shumë perversitete dhe nëse do që klientin ta mbash sa më gjatë, do i bësh çfarë të kërkon”, shprehet njëra nga vajzat në studio.

Më pas ajo fillon edhe egzibicionin, duke filluar të zhvishet në chat –online, për qëllimin e vetëm ta mbajë sa më gjatë klientin në privat për të paguar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura