180 mln klauzolë dhe 8 mln euro në vit, Ikardi më i paguari në Serinë A

Mar 23, 2018 | 19:43
SHPËRNDAJE

Kur Mauro Ikardi e Vanda Nara, çifti më ekstravagant i Serisë A, lëviz në qendrën e Milanos, është e pashmangshme që të krijohet njëfarë konfuzioni, edhe pse me sa po qarkullon sulmuesi argjentinas, mund të bëhet së shpejti lojtari më i paguar në Itali. “Në Paris shkoi gjithçka mirë”, komenton me të shpejtë Vanda përpara se të largohet, edhe pse familja Ikardi nuk e ka me të shpejtë ridiskutimin e kontratës aktuale.

NË KRYE – Në të kundërt të Interit, që e shtyrë edhe nga 4 golat e shënuar nga Mauro në “Marassi” kundër Sampdorias ka fiksuar menjëherë pas Pashkëve takimin për të kërkuar heqjen e asaj klauzole prej 110 milionë eurosh (të vlefshme vetëm për jashtë Italisë dhe brenda 15 ditëve të para të korrikut) që tremb gjithmonë e më shumë me kalimin e kohës.

Ikardi2

Objektivi i klubit zikaltër është modifikimi i kësaj vlere për t’u mbrojtur nga çdo rastësi dhe shifra e propozuar nga drejtuesit në intervistë mendohet të jetë 180 milionë euro, kompromisi i duhur për të mos shkuar edhe në një dyfishim proporcional të pagës, që me bonuset e ndryshme dhe të drejtat e imazhit flitet të kalojë 7,5 milionë eurot në sezon që përfitojnë Higuain e Dibala te Juventusi (rreth 8-9 mln pritet të përfitojë bomberi interist).

CHAMPIONS – I lënë jashtë nga Horge Sampaoli, trajneri i Argjentinës, numri 9 i zikaltërve do mund të përgatitet më së miri për sfidat e radhës së formacionit interist dhe do mund të qetësojë gjurin e djathtë, ashtu siç kishte shpjeguar edhe Spaleti. “Uria vjen duke ngrënë” dhe në kokën e Mauros golat e radhës, përveçse një vend në Champions, do duhet t’i garantojnë edhe një fanellë për në Botëror (sepse shpresa vdes e fundit).

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve që Mauro e dëshiron me çdo kusht, në krahun tjetër duket të mos jetë e domosdoshme për lojtarin, që gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe një tjetër provë dashurie nga tifozët interistë. Me mendjen përtej pushimit të kampionatit, te sfidat me Veronën e Milanin, dëshiron, në një të ardhme (jo të largët), të fitojë Champions e Botëror, për të treguar se falë golave, e meriton një klauzolë prej 180 milionësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura