180 milionë euro borxhe kompanisë telefonike, falimenton skuadra e njohur e Formula 1

Jul 29, 2018 | 19:20
SHPËRNDAJE

Skuadra “Force India” e cila merr pjesë në garat e Formula 1, pas vështirësive të mëdha financiare ka shpallur falimentin. Këtë fundjave Gjykata e Lartë e Londrës vendosi të aplikojë administrimin e kontrolluar dhe “Force Inidia” u vendos nën kontrollin e grupit të konsulencë FRP.

Motor Racing - Formula One World Championship - Mexican Grand Prix - Qualifying Day - Mexico City, Mexico

Si rrjedhojë kërkohen blerës seriozë që mund të rimëkëmbin këtë skuadër për të vazhduar garat në Formula 1. Plot 180 milionë euro mësohet të jetë borxhi i skuadrës indiane kundrejt kompanisë telefonike Orange India Holdings. Mes kreditorëve kryesorë të jashtëm, rezulton edhe Mercedes me 15 milionë Euro, faturë e akumuluar për shkak të furnizimit me Power Unit për kampionatin aktual, si dhe pagesën e pilotit Sergio Perez.

656000fc0b68b48d9af6ac95f01f8479

Jo vetëm kaq, pronari i Force India, Vixhai Malia, akuzohet për mashtrim në shuma të mëdha parash në Indi dhe kjo mesa duket e fundosi përfundimisht skuadrën e tij. Ai po lufton për të mos u ekstraduar në Indi, pasi do të përfundonte në burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura