18 goditje brenda muajit/ Shkatërrohet banda shqiptare, aksion me helikopter për arrestimet e tyre (Foto)

Sep 10, 2018 | 11:25
SHPËRNDAJE

Tre shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Itali, të akuzuar se në vetëm një muaj kanë kryer 18 vjedhje banesash në Castelvetro, Villanova, Caorso, Monticelli, Cortemaggiore e San Pietro in Cerro.

Të arrestuarit janë personat që shihni në fotografi. Mediat italiane përveç fotografive, japin edhe inicialet e tyre: L.J., 25 vjeç, L.M. 22 vjeç dhe F.K., 23 vjeç, të gjithë pa dokumente qëndrimi në Itali dhe me precedentë të mëparshëm.

Schermata 2018-09-08 alle 19.33.57-2

Ndaj 22-vjeçait raportohet se rëndonte edhe një urdhër-arresti lëshuar nga Prokuroria e Veronas, që e akuzon për disa vjedhje të tjera banesash në territorin e Veronas.

Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë janë dëbuar nga Italia dhe u është ndaluar hyrja në territorin e vendit fqinj për 5 vite.

Karabinierët kanë denoncuar për pranim të mallrave të vjedhur edhe të fejuarën e njërit prej shqiptarëve. Vajza, një ditë para se partneri i saj të vihej në pranga, kishte shkuar në Romë, duke marrë me vete një pjesë të mallrave të vjedhura si bizhuteri, çanta dhe dollarë, me vlerë totale rreth 20 mijë euro.

bertoldi arresti ladri-2

Shqiptaret përdornin një ndërtesë përgjatë lumit “Po” si bazë logjistike dhe aty fshihnin mallrat e vjedhura apo fshiheshin edhe vetë pas çdo krimi të kryer. Grupi raportohet se u ka shpëtuar një ndjekje me makinë të policisë, duke braktisur mjetin me të cilin lëviznin në një fushë, e më pas u larguan në këmbë. Por, hetimet e efektiveve arritën të identifikonin e më pas të vinin në pranga shqiptarët. Mëngjesin e tre shtatorit, ata u arrestuan  në ndërtesën që përdoronin si bazë.

Schermata 2018-09-08 alle 19.33.51-2

Në aksion, u përdor nga karabinierët edhe një helikopter.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura