18 emigrantë shqiptarë rrezikojnë të mbyten në ujërat e Britanisë

May 29, 2016 | 16:43
SHPËRNDAJE

Një tragjedi e ngjashme me ato që kanë ndodhur në detin Mesdhe mund të ishte përsëritur dhe në ujërat mes Britanisë dhe Francës.

Një grup prej 18 emigrantësh shqiptarë dhe dy britanikë janë shpëtuar në orët e para të ditës diel pasi barka me të cilën po lundronin u fundos.

Roja bregdetare e Britanisë së Madhe mori një thirrje emergjence rreth orës 23:40 të së shtunës.

Në ndihmë u nis një helikopter dhe një anije. Ekipi shpëtues arriti të gjente anijen vetëm rreth orës 02:00.34BF0D1700000578-3614851-A_group_of_eighteen_migrants_and_two_British_nationals_were_resc-m-43_1464530320354 (1)

Emigrantët shqiptarë u dërguan në Zyrën e Emigracionit ku dhe u morën në intervistë.

Autoritetet u vunë në kërkim të emigrantëve vetëm pasi ata nisën të telefonojnë familjet e tyre nga barka.

Më pas familjarët kanë dhënë alarmin te autoritetet duke kërkuar ndihmë pasi po mbyteshin.

Zyrtarë të rojës bregdetare i druheshin faktit se trafikantët mund të merrnin masa ekstreme.

cegrab-20160529-140459-159-1-736x414
Barka e trafikantëve

Presidenti i rojës bregdetare franceze, Bernard Barron duke folur për “Sky News” për këtë ngjarje, u shpreh se trafikantët pavarësisht se marrin shumë të majme parash përdorin mjete që nuk janë të përshtatshme për kalimin e Kanalit.
“Situata ka nisur të bëhet e ngjashme me atë që kemi parë në Mesdhe dhe frika më e madhe është se tragjeditë që kemi parë në Greqi dhe Itali mund të nisim t’i shohim dhe në Kanal”, tha Barron.

Trafikantët kanë nisur të dërgojnë emigrantë në Britaninë e Madhe përmes anijeve të vogla pasi trafikimi me kamionë dhe tragete është bërë thuajse e pamundur nga masat shtrënguese.

Incidenti vjen pasi të martën e kaluar 17 emigrantë shqiptarë dhe një britanik i dyshuar për vrasje në Spanjë, u kapën pasi mbërritën në brigjet britanike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura