17-vjetori i themelimit të LSI/ Mesazhi i Luan Ramës pasi dha dorëheqjen: Nuk është kohë për të pritur, por për t’u ringritur

Sep 6, 2021 | 11:01
SHPËRNDAJE

Pak ditë pasi njoftoi largimin nga të gjitha funksionet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak të humbjes në zgjedhjet parlamentare, Luan Rama ka një mesazh në 17 vjetorin e themelimit të kësaj partie.

luan rama

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luan Rama thotë se tashmë është koha për t’u ringritur dhe jo për të pritur.

“Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri. LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTE 

17 vjet prej themelimit të LSI-së:
KOHA PËR T’U RINGRITUR

Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.

Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.

LSI lindi si shpresë,
lindi si besim,
lindi si ndryshim.
Lindi për të qenë lëvizje.
Është koha për t’u ringritur,
Nuk është kohë për të pritur!
Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.
LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura