“17 jetë të humbura si pasojë e dhunës në familje”- Manastirliu: Këto akte janë kambanë alarmi. Në 2022-shin trefishohet ndihma ekonomike për gratë viktima

Nov 25, 2021 | 12:31
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në fjalën e mbajtur sot në Kuvend prezantoi fushatën kundër dhunës me bazë gjinore, duke kërkuar forcim të solidaritetit.

manistirli

Po ashtu ministrja theksoi se me buxhetin e ri do të trefishohet masa e mbështetjes për gratë që janë viktima të dhunës dhe trafikut, si dhe kategori të tjera në nevojë.

“Dhuna në familje u ka marrë jetën 17 qytetareve këtë vit, 12 prej të cilave janë gra. Çdo akt dhune është një kambanë alarmi, një thirrje për të vepruar së bashku edhe më shpejt, për të forcuar solidaritetin”, tha Manastirliu.

“Në projektbuxhetin 2022 rrisim buxhetin për gratë viktima të dhunës dhe trafikimit. Duke trefishuar masën e mbështetjes për gratë, duke rritur kështu mburojën sociale. Trefishimin e masës së ndihmës ekonomike do ta përfitojnë edhe fëmijët me status jetimi, do dyfishojmë ndihmën për 15 mijë familje që kanë mbi 3 fëmijë mbi 18 vjeç. Do jenë të dedikuara 320 milionë lekë për qendra të reja sociale, për shërbime të reja dhe ndërmarrje sociale. Në fund të fjalë sime  do të doja t’ju ftoja të zgjerojmë zinxhirin e solidaritetin, duke bashkuar zërat për të mbërritur te çdo grua, për ti thënë që nuk është e vetme, që të jetosh një jetë pa dhunë është e mundur vetëm nëse e denoncon atë, nëse nuk e fal dhunuesin dhe zgjedh të jesh e lirë. Le të bashkohemi në këtë fushatë të 16 ditëve të fushatës kundër dhunës me bazë gjinore”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura