16 nxënës u ulën në avionin e vdekjes, për pak nuk kishin humbur fluturimin (FOTO/VIDEO)

Mar 25, 2015 | 10:11
SHPËRNDAJE

Ata i thanë me shumë qejf ‘mirupafshim’ miqve të tyre spanjollë. Dëshironin t’i shihnin përsëri sa më shpejt të jetë e mundur. Por fluturuan drejt vdekjes. 16 nxënës dhe 2 mësues të shkollës së mesme “Joseph-König-Gymnasiums” në Haltern u ulën në avionin e vdekjes.

Foto grupi gjatë një loje ‘bowling’. Foto nga dhjetori 2014 tregon nxënësit gjermanë dhe ato spanjollë gjatë programit të shkëmbimit. Disa nga nxënësit gjermanë duhet të jetë në mesin e viktimave të rrëzimit të avionit

Në muajin dhjetor ishin 12 nxënës spanjollë që ishin të ftuar si mysafir në shkollën gjermane. E ditët e fundit ishin të rinjtë gjermanë që i kthyen vizitën. Një javë gëzimi përfundoi në katastrofë.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, familjet e nxënësve spanjollë kishin përcjellë mysafirët e tyre gjermanë në mëngjes në stacion. Ishte një lamtumire e përzemërt, shkruan “Bild”. Nga atje, nxënësit kishin vazhduar rrugën të shoqëruar nga mësueset Sonja C. dhe Stefanie T. me tren drejt aeroportit.

Mësuesja spanjolle Sonja C. duhet të jetë në mesin e viktimave

Në shkollën gjermane ishte një ditë shumë normale shkolle, derisa u përhap lajmi i rrëzimit të avionit.

Autoritetet lokale të Haltern, thanë se ajo ishte dita më e errët në historinë e qytetit. “Prindërit përpiqeshin t’i telefononin fëmijëve të tyre…, por askush nuk përgjigjej”, thanë zyrtarë të Haltern-it.

“Bild” raporton se më pas prindërit e shqetësuar kishin nxituar për të shkollës. Pasdite drejtori i shkollës njofton se diçka duhet të ketë ndodhur me nxënësit dhe mësueset. Çfarë? Dëshmitarët thanë se ai nuk ishte i aftë ta artikulonte.

Shkolla u përfshi nga lotët e ankthi.

Nxënësit e shkollave vajtojnë para shkollës së tyre për 16 shokët e klasës dhe dy mësueset, të cilët ishin në bordin e avionit fatkeq

Në një tavolinë tenisi përpara oborrit të shkollës u vendosen qirinj. Lulet pushtuan çdo kënd të shkollës.

Lule të freskëta dhe qirinj të ndezur para shkollës, tre vajza të përqafuara nga dhimbja. Shkolla është pushtuar nga zia

Kishat e qytetit me 38.000 banorë janë të hapura për ngushëllime. Shkolla do të mbetet e hapur sot, por mësimi është pezulluar. Zia ka pushtuar çdokënd!

16 nxënësit gati humbën fluturimin, pasi një vajze kishte harruar pasaportën e saj. Por shpresat se ata i kishin mbijetuar tragjedisë u shuan, kur kryetari i fshatit spanjoll ku ata kishin qëndruar për disa ditë, konfirmoi se adoleshentët kishin kapur fluturimin fatkeq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura