16 ndeshje në Superiore, pjesë e Skënderbeut dhe Partizanit. Ja kush është futbollisti që u godit me grusht në nofull…

Nov 4, 2019 | 9:33
SHPËRNDAJE

Dhuna kalon çdo limit në stadiumin e Këlcyrës. Ajo është shfaqur në përmasa ekstreme kësaj here, saqë një futbollist rrezikoi jetën. As që mund të flitet për futboll. Arlind Xaka i Maliqit ka rënë pa ndjenja në fushë në fundin e ndeshjes së djeshme në Këlcyrë, pasi është goditur papritur me grusht në nofull nga Aristidh Çoli, një futbollist i Këlcyrës.

Ambulanca ne kelcyre (1)

Po kush është Arlind Xaka? 31-vjeçari është një emër i njohur në futbollin shqiptar, teksa numëron plot 18 ndeshje në Kategorinë Superiore, me fanellën e Skënderbeut dhe atë të Kamzës.

Xaka55

Futbollisti ka provuar të veshë edhe fanellën e Partizanit në sezonet 2012-2013. Xaka është formuar si futbollist te Skënderbeu, duke u aktivizuar me korçarët deri në vitin 2010, teksa më pas iu bashkua Kamzës së Ernest Gjokës.

Xaka

Pas aventurës me Kamzën, futbollisti u bë pjesë e Adriatikut të Mamurrasit si dhe Partizanit. Xaka gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Kombëtares Shpresa! Sezonin e shkuar 31-vjeçari ishte pjesë e Devollit, ku kontribuoi në ngjitjen e skuadrës në Kategorinë e Parë. Në merkaton e verës, sulmuesi iu bashkua ekipit të Maliqit, ku është graduar dhe kapiten.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura