16+/ Flasin lesbiket: Ja përgjigjet mbi seksin mes nesh, që ju keni turp të na pyesni

Apr 30, 2016 | 12:13
SHPËRNDAJE

Kur vjen puna tek seksi të gjithë ne kemi shumë pyetje apo jemi kureshtar se çfarë ndodh ‘poshtë çarçarfit’…(ose mbi banakun e kuzhinës apo në ndenjësen e pasme të makinës).

E kur bëhet fjalë për seksin mes lesbikeve kurioziteti është paksa më i madh në këtë rast, e për këtë ka menduar ‘Huffington Post’ duke zhvilluar një intervistë me disa femra lesbike.

Lesbian couple hugging

Ja për çfarë janë pyetur ato dhe ja si janë përgjigjur.

– Çfarë do të thotë seksi për dy femra kur janë së bashku në një shtrat?

Çdo gjë që ne duam të jetë, sinqerisht. Seksi mes lesbikeve është intimitet dhe kënaqësi, ashtu siç duhet të jetë çdo raport seksual.

-A ka diçka specifike që e bëjnë të gjitha lesbiket në shtrat?

Seksi mes lesbikeve nuk është vetëm ai që mund të mendoni ju…seksi është i ndryshëm në çdo çift. Vetë fjala ‘seks’ nënkupton që çdo femër e bën ndryshe nga një tjetër.

-A ndjeni ju mungesën e një penisi?

Jo, madje aspak fare. Ne nuk na nevojitet penetrim për të arritur orgazmën. Por edhe në rastet kur duam të penetrojmë përdorim lodra seksuale të cilat janë super efektive…por mos harroni që përdoren edhe gishtat.

Gay women in bed
Gay women in bed

-A është njëra prej jush ‘djali’ në shtrat?

Jo, absolutisht që jo! Nuk është e nevojshme kjo gjë, sepse penetrimi nuk është çelësi për të arritur orgazmën. Madje studime të shumta kanë treguar se lesbiket arrijnë më shumë orgazma, pasi ne e dimë se si dhe çfarë duhet të bëjmë që partnerja të arrijë në pikën kulminante.

-A bëjnë lesbiket treshe?      

Kur thua ‘treshe’ i referohesh dhe mendon menjëherë që bëhet fjalë për tre femra…Lesbiket kanë disa rregulla të pashkruara sa i përket seksit dhe ndarjes së shtratit… dhe ne jemi shumë xheloze në këtë pjesë. Por sigurisht ka nga ato që edhe e bëjnë një gjë të tillë.

/Huffington Post/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura