16+/ Adoleshentja dehet në plazh, djali e tërheq zvarrë dhe e qëllon me shkelma

Jul 25, 2016 | 11:28
SHPËRNDAJE

Skena të tmerrshme vijnë nga qyteti i Durrësit e më saktësisht nga zona e plazhit. Një vajzë ka rënë pa ndjenja në rërë, në mes të dhjetëra njerëzve që ishin të pranishëm në plazh, ndërsa djali i cili e shoqëronte jo vetëm që nuk e ka ndihmuar, por e ka trajtuar atë mjaft keq, duke e sharë e duke e qëlluar me shkelma.

Siç raporton një nga të pranishmet në vendngjarje, vajza ishte dehur dhe nuk po reagonte, ndaj ai nisi ta shante, ta ofendonte, ta tërhiqte zvarrë dhe e hodhi në det, ku edhe e goditi me shqelma.

Qytetarët kanë reaguar ndërsa kanë parë këto pamje të llahtarshme duke i ofruar ndihmë vajzës, për të stabilizuar gjendjen e saj shëndetësore, por djali nuk i ka lejuar. Ai ka nisur të konfliktohet edhe me të pranishmit, duke e sharë e ofenduar edhe një burrë.

Ajo bën me dije se pas ofendimit që djali i bëri burrit, mes tyre nisi sherri, ndërsa në vendngjarje mbërriti policia, e cila shoqëroi në komisariat djalin qe ishte me vajzën e dehur./ Jeta osh qef/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura