“1500 mësues në Fier pa paga”- Luan Baçi denoncon: Drejtuesit e papërgjegjshëm të arsimit me pushime. Mjaftohen me një…

Aug 7, 2020 | 20:11
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i PD-së, Luan Baçi ka denoncuar se 1500 mësues në Fier nuk kanë marrë ende pagën për këtë muaj.

Me një shënim në facebook, ndërsa akuzon si të “papërgjegjshëm” drejtuesit e arsimit në vend, Baçi shkruan se mësuesit duhej t’i kishin marrë pagat që me datë 03 të këtij muaji, por ndonëse sot është data 07, ata nuk kanë marrë asgjë.

luan-baci

Drejtuesit e Arsimit ne Fier, nuk e kane problem kete, ata mjaftohen me nje sms konfidenciale me gjasme kerkim ndjese, por dhe urdheruese qe ju dergojne Drejtoreve politik te shkollave, per ti bere me dije qe mos te merziten, per vonesen se pagat patjeter do ti marrin“, shkruan ai mes të tjerash.

Postimi i plotë:

Rilindasit e arsimit ne Fier, vazhdojne te na surprizojne me sjelljen e tyre.

Ata i kane vene nen presion, mesuesit, qe mos te hapin gojen, para çdo lloj padrejtesie.

Presione, per largime nga puna me “kontrolle” te befasishme,” testime” te modelit te rilindjes, levizje ne shkolla periferike dhe shume ,te tjera si keto.

Por nuk mjaftojne keto qe bejne gjate vitit dhe po pergatiten akoma me forte per ti bere kete fillim viti ( qe eshte viti i fundit i tyre ) por i lene edhe pa pagat , aq te domosdoshme, per familjet e tyre.

Ka nje urdher te brendshem te MASR qe pagat e mesuesve duhet te jepen brenda dt 3 te çdo muaji, sot eshte dt 7, deri te henen, ne dt 10 do te fillojne veprimet dhe pagat mesuesit do ti marrin, kur ti marrin.

Drejtuesit e Arsimit ne Fier, nuk e kane problem kete, ata mjaftohen me nje sms konfidenciale me gjasme kerkim ndjese, por dhe urdheruese qe ju dergojne Drejtoreve politik te shkollave, per ti bere me dije qe mos te merziten, per vonesen se pagat patjeter do ti marrin.

Pagat e mesuesve te nderuar, nuk ju a jepni nga xhepi juaj, as nga xhepi i Shahinit, as nga i Rames.

Pagat jane e drejte e tyre, e punes se palodhur dhe pak te vleresuar nga ju.

Drejtuesit dhe Drejtoresha e ZVA Fier kane ikur me pushime dhe ka lënë 1500 mësues pa paga

Keto zonja dhe zoterinje nuk i ndërpresin dot pushimet .

Mësuesit duhet tu presin fëmijëve bukën e gojës.

Me poshte sms e derguar nga Drejtoria Arsimore, Drejtoreve militant te shkollave, por edhe ketyre ju ka ardhur ne maje te hundes, me rilindjen e Rames dhe shume prej tyre, kerkojne ndihmen e opozites, duke ju ruajtur anonimatin.

117473393_909953046178543_7215568703058509410_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura