150 vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, Bashkia Lezhë përkujton personalitetin e shquar të letrave

Oct 25, 2021 | 15:06
SHPËRNDAJE

At Gjergj FishtaBashkia e Lezhës ka përkujtuar në një serë aktivitetesh 150 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës.

Në këtë organizim morën pjesë ambasadorë të huaj, letrarë, publicistë, akademike dhe studiues, përfaqësues te klerit dhe drejtues te institucioneve qendrore dhe lokale nga Shqipëria, Kosova dhe Mali Zi, u mblodhën ne një tubim ne nder te me te madhit te letrave shqipe, At Gjergj Fishta!

At Gjergj Fishta-Pjerin NDreu

“Në këtë 150 vjetor të lindjes së një prej personaliteteve më të spikatura, At Gjergj Fishta kam privilegjin dhe cilësinë e kryetarit të Bashkisë t’ju uroj mirëseardhjen dhe t’ju shpreh mirënjohjen për respektin vlerësimin që na keni bërë.

Në rolin e drejtuesit lokal ku Fishta lindi dhe u rrit me mësimet e para, kam me peshën e rëndë jo të fjalës, por të përfaqësimit këtij komuniteti të shkëlqyer që të bëj të pamundurën që At Gjergj Fishta të jetë i qetë se gjerat po shkojnë në drejtimin e duhur, ato gjera për të cilat ai shkroi kaq shumë dhe që na inspirojnë kaq shumë”, u shpreh Pjerin Ndreu.

Një konkurs letrar ne drejtimin e poetit Laurant Rudolf Marku i dha sharm aktivitetit!
At Gjergj Fishta-perkujtimi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura