“150 mijë lekë ose të publikuam fotot në internet”- Si e shantazhonin dy të rinjtë vajzën nga Tirana. Detaje

Sep 22, 2020 | 10:38
SHPËRNDAJE

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa një 30-vjeçar është shpallur në kërkim.

shantazh-640x3401488744790

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se këta dy persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes një shtetase, të cilës i kërkonin 150 mijë lekë të vjetra në mënyrë që të mos i publikonin fotot në rrjetet sociale.

“Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale”, njofton policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura