15-vjeçarja lind fëmijën në mes të lulishtes së Durrësit: E kapën dhimbjet këtu

Apr 22, 2018 | 20:29
SHPËRNDAJE

Një vajzë e komunitetit rom vetëm 15 vjeç ka sjellë në jetë fëmijën e saj në lulishten e Durrësit.640-0-5adcc02aa1500

Vajza e quajtur Meke dhe me origjinë nga Fieri kishin shkuar në qytetin e Durrësit për të lypur, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike.

“Jemi nga Fieri. Ishim atje dhe erdhëm këtu për të lypur. Pa drita jemi në shtëpi, s’kemi ekonomi. Jemi 6 veta së bashku me mua dhe nusen”, shprehet bashkëshorti i 15-vjeçares për Durrëslajm.

28-vjeçari tregon se bashkëshorten e tij e kapën dhimbjet në lulishte dhe solli në jetë një djalë.

“Lindi këtu në lulishte. E kapën dhimbjet, lindi djalë. Pastaj e çuam në spital, pa lekë, pa gjë, por doli me sukses”- u shpreh ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura