U njohën në internet dhe pavarësisht diferencës së madhe në moshë, 15-vjeçarja i hapi dyert e shtëpisë dhe të dollapit ku e fshehu për një muaj, një burri nga Luiziana, vetëm për të bërë seks me të.
Ka ndodhur vërtet në në Spring Hill, Qarku Hernando të Floridas.
Jonathan Rossmoine, 36 vjeç është arrestuar pasi prindërit e vajzës 15-vjeçare zbuluan se ai kishte jetuar në dollapin e dhomës së vajzës së tyre për më shumë se një muaj pasi ata u njohën në internet dy vjet më parë.
Rossmoine thuhet se rrëfeu para hetuesve që kishte udhëtuar nga Luiziana në Florida në shumë raste për të bërë seks me të miturën, e cila e përshkroi 36-vjeçarin si të dashurin e saj.
Policia tha se burri u fsheh në dhomën e vajzës, në dollap në muajin gusht, për t’i shpëtuar syve të prindërve të saj, e dilte kur ata largoheshin nga shtëpia./Daily Mail
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al