“15 marsi afati i fundit”, Vasili për Reformën Zgjedhore: Shtyrja, shkatërrim i marrëveshjes opozitë-qeveri

Mar 3, 2020 | 20:05
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në facebook shprehet se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit, ndërsa thotë se shtyrja përtej këtij afati do të thotë shkatërrim i marrëveshjes mes opozitës dhe qeverisë.

petrit-vasili

Vasili shkruan se bllokimi i reformës ka si qëllim bllokimin e zgjidhjes politike, që nxjerr vendin përfundimisht nga kriza shkatërrimtare.

Reagimi i Vasilit:

Reforma zgjedhore duhet te perfundoje brenda 15 marsit.

Shtyrjet pertej 15 marsit, qe kerkon te imponoje rilindja do te thote shkaterrim i mareveshjes mes opozites dhe pales se qeverise.

Shkaterrimi i marreveshjes do te thote bllokimi i qellimshem nga rilindja i hapjes se negociatave per anetaresim ne bashkimin europian.

Opozita e bashkuar ka paraqitur te gjitha propozimet per reformen zgjedhore ne keshillin Politik.

Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjiken e faktit te kryer eshte loje, qe i ka dale boja.

Bllokimi i reformes ka si qellim te deshperuar bllokimin e zgjidhjes politike, qe nxjerr vendin perfundimisht nga kriza shkaterrimtare.

E gjithe pergjegjesia per bllokimin e reformes zgjedhore bie vetem mbi Edi Ramen dhe rilindjen.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura