Prokurori i shkarkuar padit Arta Markun: Kolegët të mos lejojnë të nëpërkëmben nga shokët e partisë

Jan 10, 2018 | 17:42
SHPËRNDAJE

Dritan Gina ka depozituar një kallëzim penal prej 15 faqesh tek Krimet e Rënda ndaj Kryeprokurores Arta Marku, për shpërdorim detyre.

dritan gina ne prok

“Pasi u njoha me urdhrin për ndërprerjen e komandimit, sot u paraqita për të bërë kallëzim penal ndaj Arta Markut dhe kam kërkuar gjykimin e padisë civile për cënim të figurës sime si profesionist.

Është kompetencë e krimeve të rënda për shkak të subjektit. Kam pretenduar një sërë shkeljesh të rënda të normave kushtetutese dhe ligjore, i kam argumentuar në kallëzimin penal prej 15 faqesh. Më vjen keq që përfaqësues të popullit marrin përsipër të flasin në emër të përfaqësues të shetit që jemi ne prokurorët, kthehen në personazhë të denjë të revistës “Kunji” të Haxhi Isufit.

Unë nuk lirova zyrën, unë jam profesionist dhe i nënshtrohem detyrës dhe ligjit.
Unë s’mund të pretendoj të rri në atë prokurori, se puna ka të bëjë me të drejta e detyra, veprime me thesarin e shtetit, organizimin e prokurise, etj. Ajo mënyrë që zgjodha dje s’është mënyra që dua të mbaj zyrën e shtetit por mënyra e reagimit të një profesionisti që s’mund të lejojë kërkënd të nëpërkëmbi mua dhe kolegët e mi. U bëj thirrje të mos lejojnë të nëpërkëmben nga shokët e partisë, dinjiteti dhe figura e tyre…”

A do vazhdoni të rrini në detyrë?

S’mund të rri me kokëfortësi për arsyet që thashë më lart, por këtu është bërë për të thënë Shqipëri hesapi”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura