14- vjetori i vdekjes/ Presidenti Meta takon familjen e Ibrahim Rugovës: U angazhua për një Kosovë demokratike, me orientim të qartë properëndimor

Jan 19, 2020 | 16:35
SHPËRNDAJE

Në 14 vjetorin e vdekjes së Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Presidenti Meta, ka takuar familjen e tij.

Me një shënim në facebook, ndërsa shpërndanë foto nga takimi, Presidenti shkruan se Rugova u angazhua për Kosovën Republikë, të pavarur e demokratike dhe me orientim të qartë properëndimor.

82543592_2753133678066221_4741761959139999744_o

Postimi i plotë:

Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.

Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon.

84219374_2753133921399530_7460838413445365760_o 82397571_2753134011399521_4769905784614027264_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura