14-vjecari rëndë pas aksidentit, “Shqiptarët për shqiptarët” gjen avionin sanitar dhe 5 mijë euro për trajtim e tij në Ankara

Oct 4, 2019 | 23:21
SHPËRNDAJE

Apeli i prindërve të 14-vjeçarit Renis Muça i aksidentuar në 17 korrik 2019 është dëgjuar. Nga spitali i Traumës prindërit e tij kërkuan 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avionin, që të bëhet transporti.

 Naci-1

Pas këtij apeli, fondacioni “Firdeus” gjeti mundësinë e avionit ambulator. Elvis Naçi nga emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” tha se tashmë janë depozituar edhe 5 mijë euro për kurimin e tij.

Elvisi i tha emisionit “Stop” se merr përsipër sigurimin e avionit sanitar për Renisin duke iu bashkuar thirrjes drejtuar shqiptarëve për ndihmë nga nëna e 14- vjeçarit që ndodhet në spital që prej aksidentit më 17 korrik 2019.

Naci-2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura