“14 të vrarë për 50 kg kokainë”/ Artan Hoxha flet për përplasjen mes dy bandave: Së fundmi u vra në Belgjikë “truri” i…

| 23:14
SHPËRNDAJE

Gazetari Artan Hoxha thotë se nga dy grupe të lidhura me aktivitetin kriminal në Elbasan, brenda dy vitesh rezultojnë 14 të vrarë dhe shkaku është bërë zhdukja e 50 kg kokainë në Londër.

artan-hoxha-1

Nisur nga vrasja e fundit e Arjan Spahiut pak ditë më parë në Belgjikë, Hoxha bëri një retrospektivë të ngjarjeve.

Nëse kujtohemi pas masakrës së Bradasheshit ne kemi bërë një emision. Kam thënë se në Elbasan ka dalë një grup i ri, që pas çdo atentati nuk digjnin makina, por i zbërthenin ato. Kuygrup vrasësish nuk linte asnjë provë. Bilanci shkoi në 3 të vrarë, pastaj pati 2, pastaj pati një tjtër në Greqi dhe po ashtu u ekzekutua njëri që  sapo kishte ardhur nga Brazili. 2019 është mbyllur 6 -0  për njërën palë, për 50 kg që ishin zhdukur në Londër.  Çfarë ndodhi në 2020?

Në 3 mars kemi 2 të vrarë në Durrës. Të dy kishin servis makinash. Në prill u vranë vëllezërit Haxhiu, pronarë servisi. Çfarë po ndodhte? Po vriteshin pronarët e serviseve ku çmontoheshin makinat. Sot pas dy vitesh janë 7 me 7. Bilanci është 14 të vrarë. Njëri grup ka të vrarë drejtuesin, vëllain e drejtuesit në burg dhe zëvendësin  e drejtuesit të vrarë. Krahu tjetër ka goditur në Bruksel trurin, Arjan Spahiu. Grupi tjetër janë një grup, drejtuesit e të cilëve qëndrojnë jashtë Shqipërisë. Kanë vetëm një datë, kanë hyrë për 4 orë në Rinas dhe janë larguar”, tha Hoxha.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.