130 raste të reja me koronavirus në Kosovë, një viktimë

Oct 20, 2020 | 15:32
SHPËRNDAJE

BD6A396C-BBCF-4508-B090-F58EC8EFC192_w1023_r1_s

130 raste të reja me koronavirus u raportuan të martën në Kosovë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas njoftimit për media, rastet e reja rezultuan nga testimi i 818 mostrave.

Instituti raportoi edhe për një viktimë nga koronavirusi në 24-orëshin paraprak, si dhe për 71 pacientë të shëruar.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 17,139, i viktimave në 657 dhe i të shëruarve në 14,787.

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Aktualisht, aktive janë 1,695 raste./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura