13 të arrestuar në pak orë/ Paralajmërimi i Policisë për drejtuesit e mjeteve: Në fundjavë do të ketë…

Sep 17, 2021 | 14:43
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit paralajmëron intensifikimin e kontrolleve dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve gjatë fundjavës.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë ndëshkuar 1120 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në pranga kanë rënë 13 drejtues mjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

• Janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• Janë vendosur 301 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 67 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

• Janë vendosur 4 masa administrative me vlerë nga 10.000 deri në 40.000 lekë të rinj, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Policia e Shtetit apelon për kujdes dhe thotë se të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin janë të monitoruara me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura