13 sekretet e nënave holandeze për të rritur fëmijë të lumtur

Oct 9, 2019 | 20:52
SHPËRNDAJE

Mënyra se si prindërit holandezë i rrisin fëmijët nuk përfshin ndonjë gjë të jashtëzakonshme, por faktikisht vetëm metoda të thjeshta. Edhe studiuesit e kanë dëshmuar se, fëmijët holandezë janë shumë më përpara sesa shokët/shoqet e tyre ndërkombëtarë në aspektet e mirëqenies dhe lumturisë. Prandaj, nëse dëshironi të dini se çfarë i bën nënat holandeze të dallojnë nga pjesa tjetër e botës, vetëm ndiqni metodat që ato aplikojnë për rritjen e fëmijëve:

  1. Jepuni fëmijëve më shumë kohë për të fjetur

Fokusi i pushimit është vërtet shumë i rëndësishëm në kulturën e prindërve holandezë. Ndryshe nga kombet e tjerë, që kanë tendenca t’i ngarkojnë së tepërmi fëmijët, prindërit holandezë zakonisht zgjedhin aktivitete me intensitet më të ulët në shtëpi dhe me shpërqendrime minimale. Kjo i ndihmon fëmijët të ndihen më të relaksuar dhe të kenë orar më të rregullt të gjumit. Disa studime tregojnë se bebet holandeze të moshës 6- muajshe bëjnë 2 orë gjumë më shumë në ditë sesa bebet amerikane. Duke qenë se bebet e tyre flenë më shumë, edhe nënat kanë pushuar më shumë dhe ndihen më mirë.

  1. Lejojini të hanë çokollatë në mëngjes

Konsumimi i çokollatës për mëngjes mund të duket si ide e keqe, por jo për nënat holandeze. Ato faktikisht besojnë se nëse i lejojnë fëmijët të hanë çokollatë në mëngjes, kjo do të bëhet më pak tabu dhe fëmijët do mësojnë të kenë më shumë vet-kontroll.

  1. Mësojuni fëmijëve se paratë nuk kanë rëndësi

Holandezët fokusohen kryesisht në një jetë të thjeshtë dhe me aktivitete që kanë kosto të ulët. Në Holandë, fëmijët mësohen të kenë lodra të dorës së dytë. Kjo i ndihmon fëmijët të bëhen më pragmatikë dhe me më shumë vetëbesim. Edhe kur fëmijët holandezë festojnë ditëlindjet, nuk presin dhurata të shtrenjta nga prindërit apo rroba të shtrenjta. Madje ekziston edhe një “pakt i pashkruar” që thotë se, dhuratat e ditëlindjes nuk duhet të kushtojnë më shumë se 10 euro. Kjo bëhet me qëllim që fëmijët në Holandë të mblidhen së bashku për të luajtur dhe argëtuar në vend që të lavdërohen për paratë.

  1. Lërini anëtarët e familjes të kalojnë më shumë kohë me ta

Kontrata e jashtme është një mënyrë e shkëlqyeshme për prindër të lumtur, dhe nënat holandeze e dinë me siguri këtë. Në këtë vend, fëmijët kalojnë shumë kohë me babain e tyre, të cilët zakonisht reduktojnë orët e tyre të punës me kohë të plotë në vetëm 4 ditë, duke i kushtuar të paktën një ditë në javë qëndrimit me fëmijët e tyre. Kjo ditë quhet edhe “Dita e Babit”.

  1. Inkurajojini të shprehin mendimin e tyre

Në familjet holandeze, gjithsecili, përfshirë personi më i ri në familje, ka të drejtë të thotë mendimin e vet.

  1. Krijoni ritualet tuaja familjare

Një nga shtyllat më të vlefshme të prindërve holandezë është rutina e tyre. Rutina nënkupton parashikueshmëri dhe menaxhueshmëri. Kur keni një orar të rreptë, fëmijët tuaj gjithmonë e dinë se kur është koha për të ngrënë, për të bërë një sy gjumë dhe për të luajtur me miqtë e tyre. Në këtë mënyrë, ka më pak rrëmujë për prindërit – të gjithë e dinë se çfarë pritet prej tyre, fëmijët nuk flenë në momente të papërshtatshme dhe është më e lehtë të vazhdosh me zakonet e shëndetshme të të ngrënit. Sa i përket ushqimit holandezët vlerësojnë ushqimet e tyre familjare.

  1. Mos u bëni presion fëmijëve

Në shtetet e tjera, prindërit i angazhojnë së tepërmi fëmijët. Ndryshe nga ta, holandezët duken më dembelë dhe të pabrengosur, sepse i lënë fëmijët e tyre të jenë fëmijë. Ata besojnë se bota është mjaftueshëm interesante dhe stimuluese për fëmijët, pa pasur nevojë të shtojnë gjëra të tjera. Ata janë të sigurt se bebja e tyre do të zvarritet, do të ecë dhe do të flasë, pa pasur nevojë për trajnime shtesë apo presion, por vetëm dashuri dhe ndërveprim.

  1. Lërini ata ta eksplorojnë vetë botën 

Stili i prindërimit holandez ka të bëjë me mbajtjen e një ekuilibri midis përfshirjes së prindërve dhe neglizhencës së butë. Nënat e tyre nuk “vrapojnë” rreth terreneve sportive, duke u përpjekur ta mbajnë fëmijën e tyre të sigurt nga të gjitha rreziqet e botës së jashtme. Përkundrazi, ato besojnë se fëmijët duhet të luajnë vetë sa më shumë që të jetë e mundur, pa ndërhyrë ata.

  1. Asnjëherë mos harroni veten tuaj

Prindërit e lumtur kanë fëmijë të lumtur – kjo mund të vlejë për çdo komb, por është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për holandezët. Nënat kanë një vizion më realist për prindërimin dhe e kuptojnë që ato dhe fëmijët e tyre nuk janë të përsosur.  Gratë holandeze gjithashtu kanë një ekuilibër të mirë midis punës dhe jetës. Shumica e tyre punojnë me kohë të pjesshme në mënyrë që ata jo vetëm të kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre, por edhe të kujdesen për veten e tyre. Kjo u jep atyre një ndjenjë më të fortë të besimi dhe mirëqenie të përgjithshme.

  1. Lërini të ngasin biçikletën nëpër shi

Holandezët nuk i përdorin makinat, kështu që fëmijët e tyre zakonisht shkojnë në shkollë me biçikletë. Por ka një problem të vogël për këtë – moti. Në Holandë bie shumë shi, ka erë të fortë, dhe temperaturat në dimër janë shumë të ulëta. Sidoqoftë, kjo nuk i ndalon holandezët të shkojnë kudo me biçikletë. Për të qenë në gjendje të mbijetojnë në këto kushte, holandezët thjesht vishen vetë dhe fëmijët me rroba të ngrohta, pallto të papërshkueshme nga uji, çizme shiu dhe shkojnë jashtë për t’u përballur me shiun. Ngarja e biçikletës në shi u mëson fëmijëve një mësim të fuqishëm: jeta nuk është gjithmonë me diell dhe plot ylber, dhe është e rëndësishme të mos heqësh dorë në asnjë rrethanë.

  1. Mundohuni t’i bëni fëmijët të lumtur, jo të suksesshëm

Normalisht që, holandezët kanë ambicie për fëmijët e tyre sikurse gjithë prindërit e tjerë, por vizioni i tyre i suksesit është ndryshe. Ndonëse shumica e nënave të huaja lavdërohen për notat e shkëlqyeshme që fëmijët marrin në shkollë, nënat holandeze shqetësohen më shumë për mirëqenien e fëmijëve. Holandezët besojnë se në mënyrë që të jenë të suksesshëm, fëmijët duhet të jenë të lumtur, të motivuar, të pavarur dhe të kenë lidhje pozitive me miqtë e familjarët.

  1. Bisedoni me ta rreth temave intime

Prindërit holandezë flasin me fëmijët e tyre për gjithçka, nuk ka tema të ndaluara. Pra, duke filluar në moshën 4 vjeç, fëmijët mësohen se si ndryshojnë nga njëri-tjetri dhe çfarë duhet të dinë për këtë. Ndërsa fëmija rritet, temat bëhen më të hollësishme dhe të qarta, kështu që me kalimin e kohës kur i afrohen viteve të adoleshencës, ata tashmë ndjehen mirë me trupin dhe dëshirat e tyre.

Por, mos mendoni se fëmijët në këtë vend bëjnë gjithçka që dëshirojnë. Holandezët thjesht kanë një qasje krejt ndryshe për marrëdhëniet intime- në vend që të përqendrohen në rrezikun potencial, ata u mësojnë fëmijëve të tyre rëndësinë e dashurisë, përgjegjësisë dhe si të vendosin kufij të shëndetshëm me partnerin e tyre.

  1. Vendosni një shembull të mirë për ta

Praktikoni atë që predikoni – kjo është një nga rregullat më thelbësore të prindërimit holandez. Në këtë vend, nënat e kuptojnë se nëse duan të rritin fëmijë krijues, elastikë, të lumtur, duhet t’u japin atyre një shembull të këtij personi, në jetën reale.

Burimi: Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura