1,2,3 puthe! Pasi e provokoi, fansi nuk ia “përton” Elvana Gjatës (VIDEO)

Aug 18, 2022 | 18:07
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Gjëja e veçantë e koncerteve këtë verë ka qenë kontakti i afërt i këngëtarëve me fansat e tyre.

Janë bërë virale shumë momente ku duken artistët duke u përqafuar, flirtuar madje dhe puthur me përkrahësit e tyre të zjarrtë.

Së fundmi ka qenë Elvana Gjata që na ka dhuruar një moment të tillë. Këngëtarja teksa po performonte këngën e saj “Puthe”, është afruar tek një fans duke i drejtuar faqen, në momentin që thotë 1,2,3 puthe. Djali nuk e ka humbur rastin sigurisht, duke i dhuruar një puthje Elvanës.

Më pas këngëtarja është larguar duke vazhduar performancën e saj elektrizuese.

Më herët kujtojmë që Elvana Gjata pavarësisht diss-it mbështeti publikisht Noizyn, në koncertin e tij më 14 gusht.

Këngëtarja bëri një postim në Instastory ku shkruante: “Kur beson shumë dhe punon edhe më shumë për atë beson! Këmbëngulje! Midis Tirone!”

Ndërsa reperi e ripostoi story-n krahas së cilit e cilësoi Elvana Gjatën si “ikonë.”

“Na jena mbretër, kryesorët e kësaj natës/ F*ck Babarecords cuz i’m sick prej asaj Gjatës”-këndonte Noizy në 2008 referuar Elvana Gjatës, duke nënkuptuar se është i lodhur prej saj. Asokohe Elvana kishte raporte shumë të mira madje edhe bashkëpunime me ‘Babastars’, grupi rivalë i Noizyt.

Mirëpo, pak kohë më parë reperi u shpreh se nuk e mbyll karrierën pa bërë një këngë me Elvanën, që e konsideron si ‘diva’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura