Do të kemi vetëm 12 orë kohë për t’u bërë gati për stuhinë diellore që mund të paralizojë botën. Qeveria britanike është duke u përgatitur për stuhinë e ardhshme diellore, e cila mund të ndërpresë në mënyrë drastike jetën në Tokë. Sa të frikësuar duhet të jemi?
Ndërprerje masive e energjisë elektrike, rrëzime avionësh, shkëputje të lidhjeve satelitore dhe devijime të trenave, kështu janë renditur në një dokument të ri të publikuar nga Departamenti i Biznesit, Inovacionit dhe Aftësive në Britaninë e Madhe, i cili tregon kërcënimet me të cilat do të përballet shoqëria moderne, në rastin e një stuhie diellore.
“Strategjia e Përgatitjes për Motin e Hapsirës” nënvizon të gjithë pasojat që shkaktohen nga një stuhi e beftë diellore. Skenari më i keq është nxjerrja masive e plazmës nga diellit, gjatë të cilës, kurora e tij shkëputet dhe godet Tokën me rreze X dhe pjesëza të tjera me energji të lartë.
Raporti i referohet të ashtuquajturës “Ngjarja Kerrington 1859” kur ndodhi një vërshim masiv nxehtësie nga kurora e diellit.
Megjithëse mundësia që një event i tillë të përsëritet është vetëm 1%, shoqëria moderne është e papërgatitur për t’i bërë ballë përsëritjes së fenomenit, duke iu referuar këtij raporti. Departamenti britanik paralajmëron se është e vështirë për t’i parashikuar me përpikmëri ngjarje të tilla.
Por për qenë gati, vendet duhet të kenë një plan për tu përgjigjur me shpejtësi, për t’i bërë ballë ndërprerjes masive të energjisë dhe transportit, mbi të gjitha për të paralajmëruar publikun.
Sipas raportit, ndikimi tek telefonat do të jetë edhe më keq në SHBA, ku një sistem relativisht i ri telefonik, që kërkon sistemin GPS dhe shumë fuqi në të njëjtën kohë, është në përdorim.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al