‘12 mijë euro për t’i çuar në SHBA dhe Angli’, Gjykata e Posaçme dënon me 73 vite burg, shtatë anëtarët e grupit kriminal. Përfitojnë ulje dënimi sepse…

Jul 7, 2020 | 18:27
SHPËRNDAJE

Shtatë anëtarët e grupit kriminal që trafikonin persona drejt SHBA-ve dhe Anglisë, në mënyrë të paligjshme, kundrejt shumës 12 mijë euro me pasaporta apo viza false, janë dënuar me 10 dhe 11 vite burg.

sendet e sekuestruara gjate operacionit
sendet e sekuestruara gjate operacionit

News 24 raporton se Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg Gazmend Garupin, Haxhi Ramadanin, dhe Sotiraq Andonin, ndërsa 4 të tjerët, Bledjan Ramadani, Eduart Shima, Shpëtim Kirit dhe Pëllumb Pali janë dënuar me nga 10 vite burg.

Në total ky grup është dënuar sot me 73 vite burg teksa disa prej të përfshirëve u liruan më parë nga Gjykata. Bëhet e ditur se të dënuari do të përfitojnë ulje dënimi për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Grupi kriminal u shkatërrua në vitin 2018 si rezultat I finalizimit me sukses të operacionit “Garantuesit”, dhe funksiononte në gjithë Shqipërinë, por me bazë në një laborator në Shkodër ku falsifikoheshin pasaportat dhe vizat apo kartat ID.

LEXO EDHE: 

Viza false për SHBA e Angli, kreu i grupit justifikohet në gjyq: S’dëgjoj mirë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura