12 masa të reja sigurie për jetën e kryeministrit Isa Mustafa

Aug 31, 2015 | 18:04
SHPËRNDAJE

Zgjatimi i rrethimit në objektin e Qeverisë së Kosovës është vetëm një nga 12 masat e reja të sigurisë, për mbrojtjen e kryeministrit Isa Mustafa, me rekomandimin e Policisë së Kosovës. Madje edhe makina e kryeministrit është zëvendësuar me një automjet të blinduar.

mustafa-masat12

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i cili ka konfirmuar se kanë bërë vendosjen e disa alarmeve përgjatë hapësirës së objektit të kryeministrisë dhe kanë mbyllur disa hapësira me rrezik potencial nga ku mund të sulmohet kreu i ekzekutivit.

Përveç kësaj, Abrashi ka njoftuar se kanë hartuar edhe një plan evakuimi për personelin, në rast rreziku.

“Ky është rekomandim nga policia e Kosovës, nga njësia që e bën vlerësimin e rrezikshmërisë, të cilët kanë vlerësuar se ndërtesa e Qeverisë i takon një ndërtese e cila përmban nivel të lartë të rrezikshmërisë. Meqë rast kanë sjellë rreth 12 rekomandime për evitimin e rrezikut. Pastaj sekretari i Qeverisë Fitim Krasniqi ka kontaktuar Ministrinë e Administratës Publike të cilët e kanë marrë përsipër përmbushjen e këtyre 12 rekomandimeve”, ka thënë Abrashi, transmeton “Telegrafi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura