110 milionë euro për Becchetti-n/ Grida Duma: Koha të paguaj Edi Rama! Përgjegjësit e kësaj fature duhet të shkojnë para drejtësisë

Jul 21, 2021 | 19:29
SHPËRNDAJE

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Grida Duma deklaron se kryeministri Edi Rama është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin 110 milionë euro që familjet shqiptare do të paguajnë pas gjyqit të humbur me Francesco Becchetti-n.

Duma 12

Përmes një deklarate në rrjetet sociale Duma sjell në vëmendje që “secili prej nesh nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra”.

Ndërsa sjell në vëmendje deklaratat e kreut të qeverisë para zgjedhjeve të 25 prillit, Duma thekson se shteti u përdor për luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature  duhet të shkojnë para drejtësisë.

Deklarata e plotë e Dumës

Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë.

Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre.

Secili prej nesh, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra.

Para këto, që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.

Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë.

Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga një pushtet i korruptuar deri në palcë.

Është koha të paguaj Edi Rama!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura