11-vjeçarja surprizon jurinë e ”Next Star” me këngën e Rona Nishliut, “Suus” (VIDEO)

May 19, 2015 | 20:11
SHPËRNDAJE

Kënga e Rona Nishliut, Suus, me të cilën përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, ka lënë impakt tek kjo 11-vjeçare malteze e cila ka surprizuar jurinë dhe publikun në talent shoë “Next Star” në Rumani, duke interpretuar këngën e shqiptares Nishliu.

Vajza 11-vjeçare nga Malta qe kendon kengen “Suus”

 

Christina Magrin zgjodhi të konkurrojë me këngën e Ronës në këtë spektakël për fëmijë.

Videoja është publikuar në “You Tube”, por në një tjetër video në rrjetet sociale, qarkullon edhe një tjetër video e po kësaj vajze, e cila tregon se me të njëjtën këngë, në vitin 2014, ajo ka marrë pjesë në “Sanremo Junior Malta”.

Interpretimi mbresëlënës i 11-vjeçares ka marrë duartrokitje të shumta.

Rona me këngën “Suus”, dërgoi Shqipërinë në Eurosong në vitin 2012, duke siguruar madje vendin e pestë, renditja më e mirë për vendin tonë në të gjitha pjesëmarrjet e saj në festivalin e këngës në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura