11 muaj pa fitore ndaj Flamurtarit, Partizani nuk kërkon rezultat tjetër ndaj vlonjatëve në Kupë

Feb 13, 2018 | 14:55
SHPËRNDAJE

Statistikat mes Flamurtarit dhe Partizanit flasin për “demat”. Në 135 ndeshje të luajtura në Kupë dhe kampionat, Partizani ka fituar 71, Flamurtari ka 24 fitore, ndërsa 40 takimet e tjera kanë përfunduar në barazime. Golaverazhi është shumë i thellë për Partizanin, 219-107. Partizani, fitoren e fundit në Vlorë, e ka arritur më 9 maj 2015, me gol të Mazrekajt me penallti, kur “demat” drejtoheshin nga Shpëtim Duro, sot trajner i Flamurtarit.

flamurtari partizani

Ndërsa Flamurtari, fitoren e fundit në kryeqytet ndaj të kuqve, e ka arritur më 29 tetor 2017-, ku me gol të Ardit Hoxhajt morën trepikëshin në kuadër të javës së 8-të të kampionatit. Fitoren e fundit ndaj Flamurtarit, Partizani e ka arritur më 11 mars 2017, ku në “Elbasan Arena” (Partizani pritës) i mposhtnin kuqezinjtë me rezultatin 2-1.

Për “demat” shënuan Mazrekaj dhe Trashi, ndërsa për vlonjatët realizoi Danilo Alvesh. Kanë kaluar 11 muaj nga fitorja e fundit e të kuqve ndaj Flamurtarit, ndaj nesër suksesi duhet për të thyer këtë “agjërim”, por edhe për të siguruar kalimin në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.

Bilanci i 135 ndeshjeve
PARTIZANI- 71 FITORE
FLAMURTARI-24 FITORE
BRAZIME- 40 TAKIME
GOLAVERAZHI
219-107 PËR PARTIZANIN

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura