109 vite nga themelimi i Forcave të Armatosura, Meta: I inkurajoj për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të sfidave që parashtron koha

Dec 4, 2021 | 13:01
SHPËRNDAJE

ushtria presidenti meta

Presidenti Ilir Meta ka përcjëllë përmes rrjeteve sociale respektin dhe falënderimin ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë në 109 vjetorin e themelimit.

“I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s”, shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

POSTIMI I PLOTE

Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.

I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s.

Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me ndjenjat më të larta patriotike!
Lavdi Dëshmorëve të rënë për Atdhe dhe Flamur!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura