Paketa fiskale/ Rama njofton uljen e tatimit për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë, ja kur hyn në fuqi vendimi

Nov 4, 2021 | 10:22
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vendimin e qeverisë për uljen e tatimit për kategorinë e pagave nga 150 deri më 200 mijë lekë të reja.

edi rama01

Përmes një postimi në facebook kryeministri bën me dije se tatimi mbi këto kategori pagash do të ulet nga 23% në 13%.

Ky vendim i qeverisë do të fillojë të zbatohet që nga data 1 korrik 2022.

rama

Kujtojmë se ditën e djeshme kryeministri Rama njoftoi gjithashtu dhe heqjen e tatimit mbi pagat deri në 40 mijë lekë. Sipas tij po ky vendim hyn në fuqi prej 1 korrikut të vitit të ardhshëm.

taksa

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura