“1000 të punësuar në vit”, Rama: Kush nuk pranon punën, del nga skema ekonomike

Mar 19, 2018 | 18:24
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe një herë ligjin për ndihmën ekonomike duke bërë  të qartë se kush nuk pranon ofertën për punë del nga skema ekonomike.

Këtë deklaratë kryeministri e bëri gjatë vizitës së tij pasditen e sotme në një fabrikë këpucësh e cila sipas tij ka punësuar 1000 persona në vit.

Rama

Rama tha se këto janë mundësi reale punësimi edhe për këdo që ka dalë nga ndihma ekonomike apo vijon ta marrë atë, duke qenë fizikisht i aftë për punë.

“Ligji është shumë i qartë. Nëqoftëse ke një ofertë për punë dhe e refuzon, ti del nga skema ekonomike. Është e qartë, pasi është e pamundur që të kenë në ndihmë ekonomike ata që refuzojnë punën.

Kemi dhe këtë skemën tani, japim pagesë për trajnim. Kushdo që është i gatshëm të trajtohet, ne japim 55 mijë lekë të vjetra për këta persona. Kjo histori duhet të përfundojë. Kush është i aftë të vazhdojë punën. Se i duhet të paguajnë të tjerët që personi të rrijë i mpirë dhe të bëhet i paaftë”, tha Rama.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura