100 vitet e Mbretëreshës Geraldinë

Aug 12, 2015 | 12:08
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, në datën 6 gusht, ishte 100- vjetori i Mbretëreshës Geraldinë. Nuk është që në Tiranë u bë ndonjë zhurmë e madhe lidhur me datën, sidoqoftë, familjarët nuk kishin se si ta linin në harresë.

Mbretëresha Geraldinë ditën e dasmës
Mbretëresha Geraldinë ditën e dasmës

Për këtë arsye, Mauzoleu mbretëror u hap për një orë ditën e enjte, për vizitorët që do të kishin mundësinë të preknin nga afër “ajrin” e Trëndafilit të Bardhë të Hungarisë.

gerald
Pasdite, u mbajt gjithashtu një meshë e veçantë në Katedralen e Tiranës, në nder të Geraldinës. Por, më të shumta kanë qenë ceremonitë përkujtimore në Appony të Sllovakisë.

Kurora mbretërore e Geraldinës
Kurora mbretërore e Geraldinës

Shoqata hungareze kulturore në Sllovaki ka zhvilluar në Dolne Obdokovoce/ Alsóbodok dhe Oponice / Appony, pranë Nitra. Aktivitetet kanë nisur me një vizitë në kalanë dhe bibliotekën e saj të famshme për të vijuar me një meshë në Kishën Baptiste.

Është bërë edhe një prezantim i jetës, personalitetit dhe aktivitetit të Mbretëreshës nga historiani Sandor Feher. U bë gjithashtu inaugurimi i memorialit të Mbretëreshës Geraldinë. Pritet që, në ditët e para të shtatorit, autorja Josephine Dedet të prezantojë librin e saj biografik, që sapo është botuar në gjuhën hungareze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura