“100 mijë $ për të dëshmuar kundër Berishës”, flet Izet Haxhia: Pazarin e Fatos Klosit ma tha…

Mar 9, 2018 | 10:47
SHPËRNDAJE

JUXHIN MUSTAFARAJ/ Ish-truproja personal i Sali Berishës, Izet Haxhia, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama”, nga Turqia, rrëfen ofertat që ka pasur nga ish-kreu i SHIK-ut, Fatos Klosi, për të dëshmuar kundër Berishës në gjyqin për vrasjen e Azem Hajdarit.

Sali Berisha dhe Izet Haxhia
Sali Berisha dhe Izet Haxhia

Në pritje të ekstradimit për në Shqipëri, në funksion të vendimit të marrë nga Gjykata e Lartë turke, Haxhia akuzon ish-kreun e SHIK-ut, Fatos Klosi dhe ish-Presidentin Sali Berisha, si dy njerëzit kryesorë që u angazhuan për eliminimin fizik të ish-deputetit demokrat, Azem Hajdari.

Ne pergjigje te pyetjes se ‘a është e vërtetë që ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ju ka ofruar 100 mijë dollarë për të dëshmuar kundër Berishës në gjyqin për vrasjen e Azem Hajdarit?”, Haxhia thote:

Këtë pazar të ndyrë që ka dashur të bëjë Fatos Klosi, e kam mësuar shumë vonë sepse vëllai im, duke më njohur dhe ditur që unë nuk bëj pazare kurrë, qoftë edhe kundër denoncuesit tonë Berisha, nuk ma ka përmendur deri vonë, madje këtë e kam mësuar nga vëllai tjetër, Isamedini, pasi doli nga burgu.

Por nga Klosi, me anë të njerëzve të tij gjatë kohës së gjyqit, ka tentuar të hyjë në kontakte me mua, duke kërkuar që të bëjë pazare me të, duke dëshmuar në gjyq kundër Berishës si urdhërues të vrasjes së Hajdarit, por është refuzuar në mënyrë kategorike nga ana ime, dhe tani Klosi, në çoroditje e sipër, deklaron se ato që them unë nuk vlejnë më, sepse duhet të kisha dëshmuar në kohë, pra, sipas orientimit të pazareve të tij, të cilat do të më siguronin daljen e vëllezërve nga burgu dhe largimin tonë në Amerikë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura