10 vjet “Dajti Ekspres”, nis festa me “Birra Korça”

Jul 24, 2015 | 18:37
SHPËRNDAJE

Untitled-6“Dajti Ekspres” kremton 10-vjetorin e krijimit. Sipari i festimeve është çelur mbrëmë me mbështetjen edhe të “Birra Korça”. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm personalitete të shumta, si edhe partnerë të “Dajti Ekspres”.

Për tri ditë me radhë, ambientet e jashtme do të qëndrojnë të ndezura nga muzika dhe aktivitetet zbavitëse. Pjesë e festës do të jenë lojërat për fëmijë, kinemaja verore, si edhe shfaqje nga Cirku i Tiranës. Por nuk mbaron këtu. “Dajti Ekspres” ka menduar edhe për udhëtimin e atyre që duan t’i bashkohen festës këtë fundjavë, duke ulur çmimin e biletave të teleferikut.

Për të rriturit, bileta do të kushtojë vetëm 400 lekë, ndërsa për fëmijët deri në 12 vjeç udhëtimi do të jetë falas. Në këto ditë festash nuk do të mungojnë gjithashtu dhuratat që do të ndahen për pjesëmarrësit. Nata e
mbrëmshme ka shënuar edhe ceremoninë e hapjes.

Për më shumë se dy orë, të pranishmit shijuan atmosferën e krijuar. Në përfundim të aktivitetit ata shprehën vlerësime për organizimin, duke mos kursyer edhe urimet për ditëlindjen e “Dajti Ekspres”. Ndërsa nesër argëtimi do të nisë në orën 11:00 me lojëra dhe dhurata për fëmijët që do të marrin pjesë. Orët e mbrëmjes do t’i dedikohen tërësisht kinemasë verore.

Gjithashtu e shtuna do të sjellë sërish argëtim për të gjithë ata që do të duan t’i bashkohen ditëlindjes së 10-të të “Dajti Ekspres”. Kulmimi i këtyre ditëve festive do të shënohet të dielën, kur aktivitetit do t’i bashkohen këngëtarët Genta Ismaili, Big Basta, Vesa Luma, Xhensila Myrtezaj dhe Renis Gjoka. Artistët do të performojnë hitet më të fundit që kanë prezantuar në tregun muzikor.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura