10 vite më parë xhiruan klipin e nxehtë, Çiljeta dhe Afrimi përsëri bashkë

Jan 10, 2016 | 14:44
SHPËRNDAJE

Modeli i njohur prej mbi 20 vitesh, që jeton në Australinë e largët, Afrim Alia, është kthyer për festa në Shqipëri për të kaluar pushimet dimërore pranë familjes.

Djali nga Tropoja njihet për miqësitë e tij me vajza të njohura, një prej të cilave është këngëtarja Çiljeta Xhilaga, me të cilën ka bashkëpunuar në klipin e saj “Falma” dhjetë vite më parë.

657885495

Duket se e kanë ruajtur miqësinë, përderisa në një nga eventet artistike të organizuar në fundvit, ata janë fotografuar së bashku. Pak javë më parë, Çiljeta ndau me ndjekësit e saj disa foto nga rinia e hershme, mes të cilave ishte një foto e vitit 2005 me Afrimin.

”2005 with the famous Alessio Alia xhironim klipin ‘Falma ti, falma’. Sa nga ju e mbajnë mend atë klip?”, shkruante Çiljeta sipër fotos. Pas një dekade, Çili tashmë ka ndryshuar statusin nga “single” është bërë nënë e djalit Fernando.

256454

Ndërsa Afrimi, i njohur në botë si Alessio, është tërhequr nga puna si model, duke iu përkushtuar koncerteve me artistë me famë botërore, disa prej të cilëve i ka sjellë edhe në Shqipëri. Sa i takon jetës private, ai vitet e fundit përpiqet ta ruajë sekret këtë pjesë.

2154

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura