10 superushqimet që rrisin trurin e fetusit në barkun e nënës

Oct 2, 2019 | 16:52
SHPËRNDAJE

Truri i fëmijës zhvillohet më shumë midis javës së 24 dhe 42 të shtatëzansë, rritje e cila shënon kulmin e saj në javën e 34 të shtatëzanisë. Dëshironi që truri i fëmijës tuaj të rritet dhe zhvillohet në mënyrë sa më të mirë? Atëherë gjatë shtatëzanisë duhet të konsumoni këto 10 superushqime.

bf4ec1de-23b5-4dc3-80fd-94e456a5da7e---0
1. Sardelet: janë shumë të pasura me DHA e cila ndihmon në maturimin e trurit dhe sistemit nervor qëndror. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën D.
2. Thjerrëzat: janë shumë të pasura me hekur, rëndësia e të cilit është jetike për zhvillmin e trurit. E shoqëroni me dietë të pasur me vitaminë C (specat, lakrat, domatet etj).
3. Kosi është i pasur me jod, si edhe proteina. Këshillohet kryesisht kosi grek, të cilin mund ta shoqëroni me mjaltë, arra ose fara të ndryshme për mëngjes.
4. Spinaqi: përmban shumë folate, kryesisht acid folik i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e defekteve të tubit neural. Që spinaqi të ruajë vlerat e tij nuk duhet të gatuhet për një kohë të gjatë.
5. Veza: është një burim proteinash dhe hekuri, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e trurit.
6. Arra braziliane: përmban selen, deficenca e të cilit mund të shkaktojë probleme në zhvillimin e trurit të fetusit.
7. Kikirikët: janë shumë të pasur me vitamin E, proteina, etj. Vlerat e larta të vitaminës E mbështesin veprimtarinë e acideve DHA si edhe mbrojnë qelizat e membranës së trurit.
8. Farat e kungullit: janë shumë të pasura me zink, i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e strukturës së trurit si edhe në aktivizimin e zonave ku përcillet informacioni.
9. Patatja e ëmbël: përmban beta-karrotene, e cila konvertohet në organizmën në vitamin A. Vitamina A është shumë e rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor qëndror të fëmijës.
10. Avokadoja: përmban yndyrna të shëndetshme (acid oleik), të cilat mbrojnë nervat e sistemit nervor qëndror./ Pernenant

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura