10 superushqimet që duhen konsumuar për të mos u rrezikuar nga diabeti

Sep 3, 2018 | 15:12
SHPËRNDAJE

Tërshëra

Kokrrat e tërshërës janë të njohura për një lloj fibre të veçantë të tretshme, të quajtur “beta-gluken”. Teknikisht, këto fibra janë në një klasë të karbohidrateve dhe janë veçanërisht efektive në uljen e nivelit të kolesterolit të keq, LDL. Studimet kanë treguar gjithashtu se tërshëra ndihmon të kemi një përgjigje të moderuar të glukozës në gjak dhe për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës. Tërshëra kontribuon edhe në ndjesinë e ngopjes, duke ndihmuar në reduktimin e oreksit.

 1 (1)

Fasulet

Fasulet janë të mira për zemrën, duke siguruar fibra, folate, magnez dhe kalium. Kjo i bën fasulet të ulin kolesterolin, presionin e gjakut etj. Por, fasulet përmirësojnë edhe kontrollin e glukozës në gjak, duke pasur një indeks të ulët glicemik, për shkak të përmbajtjes së fibrave dhe proteinave.

Salmoni është një peshk yndyror, që mund të konsumohet në shumë mënyra. Ai është një burim i shkëlqyer i proteinave të plota, një nga burimet më të mira të vitaminës D, një burim i shkëlqyer i vitaminës B3 dhe një burim i mirë i selenit, vitaminës B6 dhe acideve yndyrore omega-3.

Arrat, lajthitë, bajamet janë një burim i mirë i vitaminave B, vitaminës E, fibrave, hekurit, proteinave, magnezit dhe zinkut, si dhe një burim i madh i mono dhe poli yndyrnave të pangopura. Ato janë gjithashtu shumë të ulëta në karbohidrate, duke i bërë një ushqim shumë të mirë për njerëzit me diabet.

Portokajtë janë një burim tjetër shumë i mirë, që ul kolesterolin dhe që përmbajnë një lloj fibre, të quajtur pektin, si dhe folat dhe kalium. Janë një trajtim efektiv për hipogliceminë dhe përmbajnë edhe shumë antioksidantë.

Lakra jeshile është një përfaqësues i shkëlqyer i grupit të një sërë perimesh, që nuk përmbajnë niseshte. Nga pikëpamja ushqyese, lakra jeshile është e pasur me vitaminë A, vitaminë B6, vitaminë C, vitaminë K, folate, kalcium, magnez, fibra dhe flavonoide të fuqishme dhe antioksidantë.

Çokollata

Veçanërisht ajo e errët (më shumë se 60% kakao) ka përfitime që lidhen me shëndetin kardio-metabolik. Këto përfitime ka të ngjarë të lidhen me polifenolet të pranishme në kakao dhe efektet e tyre të dobishme.

Farat e sojës

Kombinimi i proteinave, yndyrnave dhe fibrave u jep farave të sojës një vlerë shumë të ulët të indeksit glicemik, që do të thotë se ndikimi i saj në nivelet e glukozës në gjak është shumë gradual. Soja redukton kolesterolin total, ul kolesterolin e keq LDL, presionin e ulët të gjakut dhe përmirëson funksionin endotelial, që lidhet me fleksibilitetin e arterieve.

Produktet e qumështit

Produktet e qumështit sjellin përfitime lidhur me trajtimin e diabetit në sajë të një kompleksi të quajtur acid trans-palmitoleik, që gjendet në yndyrën e qumështit.

Elbi

Fibrat që gjenden në elb, duke përfshirë beta-glukenin, ulin kolesterolin total dhe LDL. Një studim i njerëzve me diabet të tipit 2 që konsumonin një dietë të shëndetshme që përfshinte 18 gram fibra të tretshme çdo ditë prej elbit, tregoi një reduktim në A1C prej 30%, nga një mesatare prej 8.4% deri në 5.9%.

Marrë nga www.shije.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura