10 milionë euro në sezon dhe 5 vite kontratë, PSG-ja hedh një hap drejt titullarit të Napolit

Mar 27, 2020 | 20:04
SHPËRNDAJE

PSG-ja ka hedhur një hap para për blerjen e qendërmbrojtësit të Napolit Kalidu Kulibali.

kielini kulibali

Sipas “Gazzetta dello Sport” kampionët e Francës i kanë ofruar një kontratë 5-vjeçare futbollistit senegalez me pagë vjetor 10 milionë euro.

Futbollisti afrikan i ka shprehur hapur dëshirën presidentit të Napolit Aurelio De Laurentis se dëshiron të largohet në fund të sezonit nga “të kaltrit”. Edhe Mançester Junajtid interesohet pr 28-vjeçarin, por duket se PSG-ja ka kaluar në “pole position” për Kulibalinë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura