“10 mijë lekë në muaj për shpenzimet e çerdhes ose kopshtit”/ Programi i qeverisë “Rama 3”: 1 mln lekë për kredinë e shtëpisë, ja familjet që përfitojnë

Sep 16, 2021 | 13:53
SHPËRNDAJE

kuvendiQeveria e re ka vendosur të mbështesë financiarisht me 1 milion lekë të rinj familjet e reja që duan të investojnë në blerjen e një apartamenti. Sipas programit të qeverisë “Rama 3” thuhet se strehimi do të jetë një ndër politikat sociale, duke e parë atë si një instrument që fuqizon ekonomikisht familjet dhe nxit zhvillimin social duke përmirësuar kushtet e jetesës për shtresat më në nevojë.

Qeveria premton rritje të kësaj mbështetjeje, pasi synohet rritja e numrit të grave kryefamiljare, personave me atësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetit rom e egjiptian si kategori përfituese prioritare të programit social të strehimit. Maxhoranca angazhohet që të rrisë strehimin e familjeve të reja, nxisim punësimin rinor dhe të grave e vajzave, duke rritur njëkohësisht në sasi e cilësi të gjitha shërbimet e shtetit për familjet si rritjen e ndihmës ekonomike çdo vit.

Një tjetër prioritet i qeverisë për 4 vitet e ardhshme do të jenë edhe fëmijët nisur edhe nga fakti që Kryeministri Rama krijoi një dikaster pa portofol, duke e cilësuar si të ardhme e vendit. Sipas programit, në vizionin e qeverisë për Shqipërinë 2030, fëmijët e të rinjtë kanë vëmendje të posaçme duke vendosur fokusin tek politikat e reja për shëndet më të mirë, edukim më cilësor dhe hapësira alternative që nxisin formimin dhe talentet e tyre.

TAKSA PROGRESIVE

Në programin e saj qeveria në katër vitet e ardhshme do të vazhdojë të drejtojë ekonominë, duke u bazuar në taksën progresive. Në bazë të programit qeveria synon që çdo qytetar që siguron më pak të ardhura, do të paguajë më pak edhe në Shqipërinë 2030. Por, kush fiton më shumë, do të kontribuojë më shumë për mirëqenien e përbashkët. Qeveria premton të rrisë dyshemenë për pagat pa tatim nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj, ndërsa tatimi 23% do të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200 mijë lekë dhe brenda afatit të deklaruar 250 mijë lekë, nga 150 mijë që është sot. Qeveria vë në dukje se

“Nga 1 janari 2023, rimbursimi i TVSH-së për bizneset do të jetë automatik”, ndërsa cakton që “Inspektorët do të vizitojnë bizneset atëherë kur të kenë nevojë për verifikime, por jo më shumë se një herë në vit”. Qeveria premton që Biznesi i vogël do të vijojë të jetë i mbështetur me ZERO taksa, duke vendosur një vëmendje të veçantë tek ajo që e quan Familja Produktive.

“Do të mbështesim emigrantët që të transferojnë në Shqipëri njohuritë e aftësitë e marra, përmes mbështetjes në formë granti në vlerën 5 mijë euro, për çdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer”, vë në dukje programi i qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura