10 këngët që u dëgjuan më shumë në verën e 2015-s

Sep 18, 2015 | 12:16
SHPËRNDAJE

era-ledri1-650x358
Luftë klikimesh, por dhe hitesh, ashtu siç ndodh gati çdo verë, por kjo që shkoi ishte më e nxehtë se kurrë më parë edhe në prodhimet muzikore. Të shtrenjta në produksione, por edhe luks në klipe, kështu erdhën shumë këngë të verës nga artistët shqiptarë. Ata të prezantuar në duete, edhe këtë verë ishin kryesuesit për ta marrë vëmëndjen dhe tregun më shumë e më të fuqizuar falë emrave apo stilit të tyre, por edhe për të qenë së bashku të ftuar në koncertet verore. Kombinimi mashkull dhe femër ishte më se i përdorur edhe këtë vit, për të sjellë një hit që do të rrëmbente shumë klikime dhe do të shtonte numrin e fansave.

Por ne hulumtuam për të parë se cilat kanë qenë këngët më të klikuara dhe pse jo, që shpeshherë baraspeshohen me dëgjueshmërinë e tyre, duke u transmetuar pa pushim në ditët e verës, apo thënë ndryshe, cilat ishin top 10-këngët shqiptare që e dogjën verën 2015. Dueti, i cili erdhi i pari në verën që po lëmë pas, dhe që u dëgjua shumë e pa dyshim që duhet të renditej në fillim është kënga  “Shumë pis” nga Era Istrefi dhe Ledri Vula, por hiç më pak se kjo këngë u dëgjua edhe dueti tjetër mes Elvana Gjatës dhe Brunos me titull “Love me”, apo kënga “Premtimet” nga Mozzik ft. Kida. E nëse jemi te duetet, i fundit në kohë por shumë shpejt i pari në listë është edhe ai mes Majk dhe Ghetto Geasy me titull “S’jena mo”, këngë që çmendi edhe të moshuarit. Më poshtë ju sjellim një renditje me Top 10 këngët e verës 2015!

Era Istrefi ft. Ledri Vula – Shumë pis Elvana ft Bruno- Love me Mozzik ft. Kida – Premtimet Adrian Gaxha ft Lindon – Kalle Majk ft. Ghetto Geasy – S’jena mo Enca – Soul Killa Cozman ft. Tuna – Holla 2TON – Ani nasht Dhurata Dora – Ti don Etnon feat Sinan Vllasaliu & Astrit Stafa – Falma nje jete

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura