10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, Boris Johnson shtrohet në spital

Apr 5, 2020 | 22:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson është shtruar në spital dhjetë ditë pas testimit pozitiv për koronavirus.

Sipas BBC, Johnson  ende vuan nga simptomat e sëmundjes dhe do t’i nënshtrohet testeve si një masë paraprake.

BorisJohnson

Kryeministri britanik është pranuar sonte në spital për teste, me këshillën e mjekut të tij.

Ky është një hap paraprak, pasi Kryeministri vazhdon të ketë simptoma të vazhdueshme të koronavirusit dhjetë ditë pas testimit pozitiv për virusin.

Kryeministri falënderon stafin e NHS për të gjithë punën e tyre të jashtëzakonshme dhe i kërkon publikut të vazhdojë të ndjekë këshillat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, për të mbrojtur NHS dhe për të shpëtuar jetë“, tha përfaqësuesi i zyrës së kryeministrit.

Kryeministri Boris Johnson pritet të qëndrojë në spital natën e sotme, për ato që janë përshkruar si “teste rutinore”.

Sekretari i Jashtëm Dominic Raab pritet të kryesojë takimin e ardhshëm të qeverisë për koronavirus.

Johnson ka punuar nga shtëpia, që pasi u njoftua se ai kishte rezultuar pozitiv për koronavirus në 27 Mars, ndërsa kryesoi një takim për koronavirus përmes një lidhje onlie të premten në mëngjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura