“10 ditë pas lindjes së Diellit…”- Arbana Osmani flet hapur, zbulon “sakrificat” që ka bërë për të rënë në peshë pas shtatzënisë së dytë dhe jep mesazhin e rëndësishëm

Apr 8, 2021 | 20:01
SHPËRNDAJE

Një ndër shqetësimet e nënave të reja është se si do të duket trupi i tyre pas lindjes së fëmijës dhe sa kohë do t’u duhet për të ardhur në fomrë.

arbana osmani (1)

Mirëpo, periudha e rikthimit në gjendjen e mëparshme kërkon durim dhe qetësi mendore, përveçse kujdes me ushqimin dhe lëvizje apo stërvitje.

arbana osmani (3)

Këtë ka treguar edhe Arbana Osmani me anë të një postimi në Instastory.

Moderatorja e njohur shqiptare ka publikuar një foto të realizuar vetëm dhjetë ditë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, pra Diellit.

arbana osmani (4)

Ajo shihet e veshur me një palë xhinse (të cilat i ka pasur që para shtatzënisë) dhe me një këmishë të bardhë, teksa pozon para pasqyrës.

1 nëntor 2020. Dhjetë ditë pas lidnjes së Diellit hyra në xhinset e vjetra, shkova dhe në peshën para lindjes, por trupi kishte ndryshuar.

Në fillim u stresova se duhej të isha në formë për rinisjen e programit dhe asnjë veshje s’më rrinte mrë. Kështu, megjithëse me një bebe të vogël (e një të madhe), rifillova palestrën çdo ditë dhe një regjim ushqimor.

arbana osmani (19)

Por, me rifillimin edhe të punës, kjo rutinë u bë shumë e lodhshme dhe pasi një ditë u ndjeva shumë keq fizikisht, ndalova.

Vendosa t’i jap vetes kohë dhe të fokusohem më shumë tek shëndeti mendor dhe qetësia. Dhe nga ajo ditë nuk kam hequr më asnjë gram dhe trupi është po njësoj, por brenda vetes jam shumë mirë.

arbana osmani (3)

Merrni kohën që ju duhet për t’u shëruar të gjithë”, shkroi Arbana krahas fotos, duke dhënë kështu një mesazh shumë të rëndësishëm për këdo, e sidomos për nënat e reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura