10.500 euro gjobë për Gerard Piqué, fyeu policët rrugorë për një gjobë

Mar 4, 2015 | 12:35
SHPËRNDAJE

Një gjykatë ne Barcelone ka dënuar futbollistin Gerard Pique me një gjobë 10.500 €, pasi eshte sjelle në mënyrë të përsëritur i zemëruar, agresiv dhe fyes për policinë rrugore të qytetit, e cila i kishte gjobitur vëllanë e tij për parkim te gabuar.

Gerard Piqué

 Gjyqtari María Asuncion González, e qortoi Pique për një “sjellje fyese dhe agresive, si fizikisht dhe verbalisht” ndaj oficerëve, teksa ata po i vendosnin gjobën makinës se vëllait të tij për parkim të gabuar në orët e para të 13 tetorit 2014.

Gjykatësi paralajmëroi Pique se në qoftë se nuk e paguan gjoben vullnetarisht brenda shtatë ditëve pasi vendim te publikohet, ai do të burgoset.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura