1 milion banorë largohen çdo vit, ky shtet rrezikon të mbetet pa forcë punëtore

SHPËRNDAJE

Rreth një milion ukrainas po largohen nga vendi çdo vit, sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës Pavel Klimkin, duke paralajmëruar se vendi do të përballet me mungesa të fuqisë punëtore në vitet në vijim.

“Ne jemi me të vërtetë në një situatë katastrofale me një milion ukrainas që lënë vendin çdo vit”, tha ministri gjatë një intervistë.

Vetëm Polonia ka marrë rreth 1.4 milionë ukrainas kohët e fundit dhe se gati 30 për qind e popullsisë së qytetit polak perëndimor të Wroclaw tani flet ukrainisht, shkruan ‘Scan’.

Sipas ministrisë së jashtme të Ukrainës, rreth 3 milionë emigrantë ukrainas aktualisht jetojnë në Rusi dhe deri në dy milionë në Poloni.1280px-lopanstrelkakharkov-587x330

Thuhet se emigracioni i punës është kërcënimi i dytë më i madh për sigurinë kombëtare të vendit. Sipas një sondazhi të kryer nga Research & Branding Group qershorin e kaluar, 33 për qind e ukrainasve ishin gati të largoheshin nga vendi për të gjetur punë, dhe madje ishin gati të shkonin në një vend tjetër për qëndrim të përhershëm.

Migracioni i punës nga Ukraina ka qenë në rritje gjatë pesë viteve të fundit. Përveç Rusisë dhe Polonisë, ukrainasit po lëvizin në Sllovaki, Republikën Çeke, Hungari, Letoni, Lituani, Estoni dhe Spanjë.

Kievi u bëri thirrje ukrainasve të largohen nga vendi, duke u përpjekur t’i bindin ata të zgjedhin vendet europiane me shumë sesa Rusinë. Ministri ukrainas i infrastrukturës Volodimir Omelyan tha se Kievi mund të shkëpusë të gjitha lidhjet e mbetura të transportit publik me Rusinë, që përfshin trenat e udhëtarëve dhe autobusët, për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

Popullsia e Ukrainës ka shënuar një rënie dramatike që kur vendi shpalli pavarësinë e saj nga Bashkimi Sovjetik më 1991.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakIronia e politikanit të njohur: Tani ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit
Artikulli tjetërAudiopërgjimi/ Denar Biba i kujton Bashës takimin me Ramën: Sill ndërmend orët e gjata mesnatën e 17-18 majit dhe...

S'KA KOMENTE

Comments are closed.